Nuk ka surpriza. Interi mund Egnatian me përmbysje, 4-2.
Skuadra nga Rrogozhina arriti të ishte dy herë në avantazh përballë gjigandëve të Serie A, por Lautaro Martinez me një penallti tejet të dyshimtë të fituar nga ai vetë në të 84-ën dhe një gol në shtesa i dhanë fitoren zikaltërve.
Paraqitja e Egnatias në miqësoren e luksit në Itali ishte mjaft e mirë. Edhe pse pësoi katër gola, lojtari më i mirë i ndeshjes ishte portieri Alan Sherri me pritje të panumërta përballë yjeve të Interit.
Për skuadrën e Inzaghi ky ishte testi i fundit, përpara startit të kampionatit, ku debutojnë kundër Monza. (A2 Televizion)