Ka përfunduar në stadiumin në “Loro Boriçi” përballja mes Partizanit dhe Vllaznisë ndeshje e cila u mbyll pa gola me rezultatin 0-0.
Ndeshja ishte intensive dhe me momente pikante për të dyja skuadrat. Në këtë përballje Partizani nuk e nisi mirë pasi që në minutën e 14 humbi një lojtar duke luajtur me 10 pas marrjes së kartonit të dytë nga Maguette.
Pjesa e parë kishte raste të mira kur Rrapaj për pak sa nuk gjeti portën por traversa e ndali ndërsa Bintsouka nuk përfitoi dot nga topi i kthyer.
Pjesa e dytë ishte më e qetë pasi të dy skuadrat ishin në formacion me shumë mbrojtës për të mos patur asnjë rast nga pala kundërshtare për të gjetur portën.
Pas kësaj ndeshje Partizani renditet në vendin e pestë me 4 pikë, ndërsa Vllaznia pozicionohet e katërta me 5 pikë. (A2 Televizion)