Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Balla paralajmëron: Çdo efektiv që ka pasur akses në “EncroChat” apo “SkyECC” do të përjashtohet nga Policia e Shtetit!

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 11:44 | Aktualitet
Balla paralajmëron: Çdo efektiv që ka pasur akses në

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka raportuar këtë të mërkurë në Komisionin për Çështjet Evropiane. Balla tha se nuk ka rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS, ndërsa shtoi se, garanton qytetarët se çdo e dhënë e tyre është e sigurt.

Balla tha se Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim dhe i bëri thirrje që të jetë i plotë. Ministri tha se sistemi është funksional dhe ai ra pre e sublimit kibernetik që Irani ndërmori një vit më parë ndaj vendit tonë, por theksoi se nuk ka asnjë rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS.

Ministri Taulant Balla paralajmëron se të gjithë efektivët që kanë pasur akses në rrjete komunikimi “EncroChat” apo “Sky” do të përjashtohen nga Policia e Shtetit.

“Kemi një numër efektivësh policie të arrestuar, një polic kufitar në Durrës rezultoi se kishte lejuar të kalonte një person që ishte në alarm të kuq për shkak të një aktiviteti kriminal. AI iu është vendosur në dispozicion të drejtësisë.

Është një nga çështjet më të rëndësishme. Ka pasur dhe ka punonjës policie që rezultojnë të përfshirë ose në kontakte me botën e krimit. I kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe atij të Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, që të kemi informacionin.

Çdo punonjës policie shteti që rezulton që ka pasur akses në rrjetet e komunikimit qoftë “EncroChat” apo “SkyECC” do përjashtohet nga Policia e Shtetit edhe nëse në atë komunikime rezulton se s’ka aktivitet kriminal. Vetëm fakti që ka aksesuar në një rrjet të tillë, por lidhet ne kodin etik.

Ndalohet rreptësishtë që një punonjës i policisë së shtetit që të ulet në kafe, restorant me persona kriminal, kjo vlen edhe për takimet virtual me botën e krimit. Ky kod etik do të zbatohet për të gjithë. SPAK po zhvillon hetime mbi bazën e të dhënave nga Europol, besoj se së shpejti do të kemi zhvillime, jo vetëm do të vetëpastrohet policia, por edhe vetë shoqëria.”

A2 CNN Livestream

A2 Business