Alibeaj mbledh Grupin Parlamentar, jep porositë e para dhe hap dyert për bashkëpunim

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 13:11 | Politikë
Alibeaj mbledh Grupin Parlamentar, jep porositë e para dhe hap dyert

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e parë të grupit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ku u shpreh se ky është një moment i veçantë përgjegjësie për të rimarrë me energji të reja kursin e forcimit, rritjes dhe fitores.

“Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, por jemi me të vendosur se kurrë për t’ia dalë me demokratët pa dallim, me zgjedhësit tanë, me qytetarët shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë perëndimorë, me SHBA-në, vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij Alibeaj.

Ndërkohë, ai vijoi më tej duke thënë se, fokusi kryesor i gjithë veprimtarisë politike janë zgjedhjet vendore të 14 Majit.

“Me pjesëmarrjen, me kandidatët, me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë e Partisë Demokratike;

Të afirmojmë Partinë Demokratike si alternativa kryesore e qendrës së djathtë demokratike, kombëtare, perëndimore dhe euro-atlantike në Shqipëri;

T’i japim pushtetit vendor fytyrën e alternativës sonë demokratike;

Të vendosim dhe të synojmë objektiva ambicioze, të hedhim bazat e sigurta të fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare për largimin e qeverisë së korruptuar deri në palcë të Edi Ramës, dhe duke bërë realitet rrotacionin jetëdhënës të pushtetit që presin me etje të shpallur shumica e shqiptarëve”, deklaroi më tej kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

1-Në lidhje me kandidatët për këshilltarë bashkiakë:

Duhet të fillojnë menjëherë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët rreth saj të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshilltarëve të PD-së në bashkitë respektive. Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të drejtë.

2- Në lidhje me kandidatët për kryetarë të bashkive;

Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021,  votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjera, i propozoi kësaj kryesie hapjen në princip ndaj gjithë prurjeve në fjalë, në mënyrë eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik.

3-Në lidhje me aleancat;

PD-ja merr përsipër t’i prijë ndërtimit të një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale ku secili subjekt zhvillon identitetin e vet politik brenda kornizës për bashkuese të vlerave demokratike, kombëtare dhe Perëndimore. (A2 Televizion)

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj
https://a2news.com/2023/03/06/basha-autorizon-alibeajn-pd-kerkon-regjistrimin-ne-zgjedhjet-e-14-majit/
https://a2news.com/2023/03/06/xhelal-mziu-iku-pa-nisur-mbledhja-e-alibeajt-me-grupin-parlamentar-te-pd-zbulohen-deputetet-e-pranishem/

A2 CNN Livestream

Latest Videos