Basha autorizon Alibeajn, PD kërkon regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 11:12 | Politikë

Sot Partia Demokratike ka paraqitur kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 majit. Kërkesa është dorëzuar nga Sekretari Ligjor i PD-së, Indrit Sefa.

Në kërkesë thuhet se kryetari i PD-së, Lulzim Basha, autorizon të ushtrojë kompetencat e kryetarit Enkelejd Alibeajn, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, Sekretarin për çështjet ligjore Indrit Sefa.

“Kemi bërë një veprim thjesht procedural”, tha Sefa pasi dorëzoi dokumentet. “Do ta vlerësoi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ka një Komision Qendror të Zgjedhjeve. Kjo është një praktikë e ndjekur nga të gjithë partitë politike”.

Këtë nismë, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Sefa, e paralajmëroi që të premten, pas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për të rikthyer për shqyrtim në Shkallën e Parë çështjen e drejtimit të PD-së. Apeli vendosi të mos miratojë kështu vendimin e mëparshëm të marrë në Shkallën e Parë, që njihte si të rregullt Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, prej të cilit u ngrit Komisioni i Rithemelimit të PD-së që më pas risolli në krye të partisë, Sali Berishën.

Kërkesë për regjistrim në KQZ ka dërguar edhe Rithemelimi, pas mbledhjes së këshillit kombëtar. Një ditë më parë, grupimi “Berisha” vendosi që kandidatët e Rithemelimit për kryebashkiakë nuk do të dalin në zgjedhjet vendore me logon e PD-së, por do të shkojnë përpara votuesve në koalicion. Vendimin e ka marrë Këshilli Kombëtar, ndërkohë që është mandatuar kryesia për të negociuar për formën e koalicionit duke nisur nga dita e martë.

Përveç emrave për kryebashkiakë Berisha do të duhet të dakordësohet me aleatët edhe për listën e këshilltarëve në 61 bashki, pasi Partia e Lirisë ka nisur prezantimin e listës së kandidatëve të saj.

Vijon...

https://a2news.com/2023/03/05/pd-e-berishes-dergon-ne-kqz-kerkesen-per-tu-regjistruar-ne-zgjedhjet-e-14-majit/
https://a2news.com/2023/03/05/ceshtja-e-drejtimit-berisha-sot-ka-vetem-nje-pd-dhe-ajo-eshte-partia-e-anetaresise-se-saj/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri