Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, bëri thirrje për bashkim të dy grupimeve në PD, për zgjedhjet e 14 majit. Para mbledhjes së grupit parlamentar të thërritur nga Enkelejd Alibeaj, Tabaku tha se vendimi i Gjykatës së Apelit më 3 mars nuk e ka bërë të ndryshojë qëndrim.
“PD-ja duhet patjetër të dalë bashkë më zgjedhjet e 14 majit. Nuk ka alternativë tjetër. Nuk ka rëndësi se çfarë ka pozicioni kam unë, secili prej kolegëve. Nuk ka rëndësi që secili të shohë interesin e tij personal, por secili duhet të ngrihet mbi interesat. U bëj thirrje të gjithë kolegëve që të bashkuar të ofrojmë atë që nuk ofruam dot në vitin 2019. Është e pandershme që të shohim pjesën tonë personale”, tha Tabaku.
E pyetur lidhur me statusin e Lulzim Bashës, Tabaku u përgjigj: “Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, është e kaluara e PD-së. Ka mënyrë plot për ta anashkaluar edhe fletën e votimit”. (A2 Televizion)