Një shtëpi e ndërtuar në pemë është kthyer në klasën më të lartë në botë. Ajo është vendosur në një pemë dhe qëndron 32 metra lart në mbulesën e pyjeve tropikale të Amazonës.
Ky investim, veç për mbrojtjen e natyrës është bërë edhe për nxënësit indigjen në mënyrë që të mos shkëputen nga arsimi, fenomen i cili është problem në këtë komunitet.
Kjo, sipas nismëtarëve të kësaj praktike, ndihmon në edukimin e të rriturve në komunitetet e largëta indigjene dhe u jep atyre aftësi të reja për t’u larguar nga veprimet e paligjshme si prerja e pyjeve. Kjo shtëpi në pemë është ndërtuar nga dru i qëndrueshëm marrë nga pemët e rrëzuara në Amazonë, duke u kujdesur që të mos i presin ato. Në të ka energji diellore dhe internet satelitor me shpejtësi të lartë, si dhe akomodim. Zëvendëspresidenti i shoqatës së bamirësisë “Junglekeepers”, JJ Durand, thotë se ky ambient në pemë u ndërtua për katër muaj dhe u deshëm rreth 30 persona, të cilët punuan pa pushim.
"Për të ndërtuar shtëpinë e pemës na u deshën katër muaj, për të punuan 30 persona, të cilët punonin gjatë gjithë ditës. Për ne ishte e vështirë, shumë e vështirë. Që të ndërtonim një shtëpi në lartësinë prej 32 metrash, nevojitej shumë përpjekje, madje për të arritur në majë duhen 141 hapa”, tha ai.
Dëmtimi i pyjeve, sipas Durand lidhet me mungesën e arsimimit te këta fëmijë dhe nëse investohet në këtë drejtim, atëherë pyjet do të jetojnë gjatë.
“Për pyjet, ndihem shumë i trishtuar sepse kafshët e gjalla po vdesin. Ju i shihni te trungjet në tokë, është sikur njerëzit të vdesin. Unë i ndjej njerëzit këtu që presin pemët, ata kanë nevojë për pak, dua të them, ne të gjithë duhet të përmirësojmë arsimin tonë. Mendoj se problemi më i madh është arsimi. "Ata janë të detyruar të largohen nga shkolla shumë të rinj e bëjnë këtë të punësuar diku. Punë, prerje dhe minierë. Sapo kanë mundur të mbajnë një peshë të vogël, kanë dalë nga shkolla. Nëse kanë një arsim më të mirë, patjetër që do të kenë një mundësi për të bërë një punë tjetër më të mirë, tha Durand.
Kjo shtëpi në pemë ka një funksion të dyfishtë, e para si një ndalesë turistike në majë të pemëve, duke ofruar qëndrim në kulmin e xhunglës, për një vlerë prej 1450 dollarë në natë, si dhe një klasë dhe qendër mësimi për studiuesit dhe njerëzit indigjenë, shumë prej të cilëve largohen nga shkolla në moshën 11-vjeçare. Projekti u ndërtua nga Tamandua Expeditions dhe u financua nga Udemy, një kompani edukative në internet. "Kjo shtëpi me pemë duhet të jetë një nga klasat më të largëta në të gjithë botën. Këta njerëz jo vetëm që po mësojnë për t’u aftësuar në disa drejtime atje lartë, por ata po mësojnë më shumë për mjedisin, komunitetin e tyre, për natyrën, për këtë tokë që ata" po përpiqemi të ruajmë”, tha Elise Rooney e Udemy.
Shpyllëzimi në të gjithë pyjet tropikale të Amazonës u ngadalësua në mënyrë dramatike vitin e kaluar, duke rënë më shumë se 55% nga e njëjta periudhë e vitit 2022, një kthesë e madhe për një rajon jetik për frenimin e ndryshimeve klimatike, sipas një analize të dhënë për Reuters. (A2 Televizion)