Arrestohet Hasbulla Magomedov

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 10:45 | Showbiz

Personazhi i famshëm i rrjeteve sociale dhe ambasadori i UFC, Hasbulla Magomedov, është arrestuar në vendlindjen e tij, Dagestan.

Sipas mediave ruse, Hasbulla dhe shokët e tij u vunë në pranga për shkak se kishin bllokuar një rrugë kryesore për të festuar një dasmë.

20-vjeçari kërkoi ndjesë në rrjetet sociale dhe premtoi që nuk do ta bënte më kurrë një gjë të tillë.

Hasbulla, i cili ka pamjen e një fëmije të vogël si pasojë e një sëmundjeje që quhet akondroplazi, ka mbi 8 milionë ndjekës në Instagram. Ai është me origjinë nga i njëjti vend i legjendës së UFC-së, Khabib Nurmagomedov, të cilin e ka bërë shok të ngushtë.

https://a2news.com/2023/05/11/kush-eshte-hasbulla-dhe-pse-eshte-bere-kaq-i-famshem-ne-rrjetet-sociale/
https://a2news.com/2023/05/09/hasbulla-reagon-pas-arrestimit-ne-dagestan-publikohen-pamje/

https://a2news.com/2022/04/05/une-jam-me-i-famshem-ai-vetem-topit-i-bie-hasbulla-sulmon-cristiano-ronaldon/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri