Tom Cruise festoi çmimin e MTV për performancën më të mirë në një film, duke fluturuar me një avion ushtarak.
Në një videomesazh të regjistruar, aktori 60-vjeçar falënderoi fansat ndërkohë që pilotonte mjetin fluturues.
“Përshëndetje, faleminderit për këtë çmim. Këto filma, unë i bëj për ju. Ju dua. Më pëlqen t’ju argëtoj. Nuk ka ndjenjë më të bukur sesa kur shikoj që i shijoni filmat e mi dhe i vlerësoni”, tha Cruise.
Për çmimin e MTV, aktori veteran mposhti konkurrencën e Austin Butler (Elvis), Florence Pugh (Don’t Worry Darling), KeKe Palmer (Nope) dhe Michael B. Jordan (Creed III).
Ndërkohë, të dielën, Tom Cruise ishte në Majemi, për garën e Formula 1. Ai u pa në shoqërinë e këngëtares Shakira, e cila u divorcua nga ish-futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique. (A2 Televizion)