Shpejtësi, stil dhe elegancë, Ivanka Trump e Jeff Bezos në F1

Nga A2 CNN
7 Maj 2023, 18:35 | Showbiz

Jeff Bezos, Ivanka Trump dhe partnerët e tyre u bënë bashkë mbrëmjen e së shtunës në Majemi para garës së Çmimit të Madh të Formula 1.

Vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe themeluesi i Amazon ishin mes shumë personazheve të famshëm që mbushën një nga zonat e ndërtuara posaçërisht për të festuar para garës së F1.  

E dashura e Bezos, njërit prej njerëzve më të pasur të botës, Lauren Sanchez, 53 vjeç, dhe Ivanka Trump, 41 vjeç, tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve me stilin dhe elegancën e tyre.

Vetëm rezervimi, të pranishmëve u ka kushtuar 3 mijë dollarë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos