FOTO/ Çfarë bëri Meghan Markle, një ditë pas kurorëzimit të vjehrrit të saj si mbret?

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 16:42 | Showbiz

Pasi humbi "festën e madhe" në Londër dhe ceremoninë madhështore të kurorëzimit të vjehrrit të saj Mbretit Charles, Meghan Markle është parë për herë të parë në publik. Rebelja e pallatit mbretëror është shfaqur duke bërë një shëtitje me shoqërinë e saj teksa shfaqet e veshur shumë sport. Meghan Markle vendosi të marrë pak ajër të pastër, pranë rezidencës Montecito prej 14 milionë dollarësh.

Sipas PageSix, 41-vjeçarja Meghan eci për 40 minuta ndërsa burri i saj, princ Harry dhe dy fëmijët e tyre - Archie dhe Lilybet - nuk morën pjesë në shëtitje. Kjo dalje publike e Dukeshës së Sussex është e para që nga kurorëzimi i vjehrrit.

Ajo mungoi në një ditë kaq të shënuar, e ndërsa bashkëshorti i saj, Harry ishte i pranishëm në këtë ceremoni historike të babait të tij, por qëndroi i vetëm dhe jo më shumë se 28 orë e 42 minuta në Londër, ndërkohë që festa vijoi edhe më tej.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli