Mia Khalifa jep leksion në Oksford

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 13:15 | Showbiz

Mia Khalifa, pasi i dha fund karrierës së saj në filmat për të rritur, aktualisht punon si influencer dhe (si mund të ishte ndryshe) ka një profil në OnlyFans. Por, libanezja i habiti të gjithë kur postoi foto duke dhënë leksione në Universitetin e Oksfordit.

Tema ishte roli i personazheve publike dhe kufijtë e privatësisë në aspektin profesional.

Mia ka shpërndarë disa foto nga vizita e saj në universitetin presigjioz, i themeluar në vitin 1906, dhe është shprehur se ndihet shumë e emociunuar për atë që e quan zhvillim profesional të vetes.

“Për mua do të jetë gjithmonë një kujtim fantastik dhe diçka që mund t’ia tregoj fëmijëve të mi në të ardhmen”, shkruan Mia Khalifa në Twitter.

“Falënderoj universitetin që më dha mundësinë të flas në një godinë kaq historike. Ndihem e nderuar dhe e frymëzuar për pasionin që ka ky universitet për të sjellë ndryshimin e vërtetë në botë dhe që përzgjedh një listë kaq të diversifikuar të oratorëve”, shtoi Khalifa.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli