Arrestohet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, dy akuza rëndojnë mbi të

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 17:32 | Futboll
Arrestohet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, dy

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është ndaluar nga policia.

Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media.

Ademi akuzohet për shmangie nga tatimet dhe keqpërdorim i besimit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së. I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos