Shpikësi i kostumit fluturues, të pagëzuar si “Iron Man”, Richard Browining, ka deklaruar se po planifikon të bashkëpunojë me Red Bull Air Race, për të krijuar një kampionat, ku personalitete të botës së sportit dhe spektaklit do të shkojnë në limitet e fizikës për t’u shpallur fitues. Nuk ka ende një afat për nisjen e turneut, që parashikohet të zhvillohet në disa vende të ndryshme të botës, por Browining paralajmëroi se do të jetë spektakolar. (A2 Televizion)