Barcelona barazon pa gola, Xavi shpërthen ndaj Ligës: Është turp i madh!

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 09:10 | Futboll
Barcelona barazon pa gola, Xavi shpërthen ndaj Ligës: Është

Barcelona barazoi 0-0 në debutimin e saj në La Liga ndaj Getafe. Ndeshja u karakterizua nga një tension i madh që në fillim, si në fushë ashtu edhe në stolat respektivë.

Nga një futbollist për secilin ekip mori karton të kuq, ndërsa nga ndëshkimi maksimal nuk shpëtoi as trajneri i Barcelonës, Xavi. Ai u përjashtua pasi protestoi ashpër te arbitri i katërt për një faull të mundshëm si lojtar i fundit nga një mbrojtës i Getafe, të cilin arbitri e konsideroi ndërhyrje të rregullt.

“I thashë që nuk po shihte shumë faulla të kundërshtarit, për këtë më dha të kuqin. Na kanë thënë në mbledhje para nisjes së kampionatit se arbitrat do të shkojnë më pak në VAR dhe nuk e kuptoj. Kur VAR-i është aty, pse të mos përdoret? Po marrin vendime të pakuptueshme”, tha Xavi pas ndeshjes.

Kur vijuan pyetjet mbi arbitrin, Xavi rriti dozën e kritikës: “Mendoj që arbitrat po lejojnë ashpërsinë e tepruar dhe nëse La Liga ka vendosur të shesë këtë produkt, po bën gabim. Turp i madh! Nuk po shesim një produkt të mirë. Ne kërkuam penallti, arbitri në VAR pa prekje të topit me dorë të Gavit. E shpiku. Na thanë që nuk do të merreshin vendime për gjëra të paqarta”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli