Fëmijët, tifozët specialë në Partizani-Roma

Nga A2 CNN
13 Gusht 2023, 13:18 | Futboll
Fëmijët, tifozët specialë në Partizani-Roma

Miqësorja e luksit ndërmjet Partizanit dhe Romes është shijuar më tepër nga fëmijët. Një pjesë e madhe e spektatorëve në stadium ishin të mitur, por befasia e bukur ishte të zbulojë sa shumë tifozë kanë verdhekuqtë edhe në Shqipëri.

Teksa një event i përmasave të tilla tregoi edhe njëherë nevojën që ka publiku shqiptar për art dhe sport cilësor, që këtë herë tërhoqi një numër të madh familjarësh.

Sa për statistikë, ndeshja u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të djemve të Mourinhos, të cilat pas një jave do të duhet të jenë gati dhe për nisjen e kampionatit italian të futbollit Serie A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos