Ndeshja miqësore Partizani-Roma, e fituar nga ekipi italian 2-1, u mbyll me secilin ekip me nga 10 futbollistë, por jo për shkak dëmtimi.
Preka i Partizanit u dëmtua, trajneri Zekic kërkoi të fuste sërish në lojë Bilalin, që ishte zëvendësuar pak më parë, por arbitrat nuk pranuan sepse konsiderohet gabim teknik.
Në situatën e krijuar, ku Roma do të luante rreth 20 minuta me një lojtar më shumë, Jose Mourinho ndërhyri duke nxjerrë nga loja mesfushorin e tij Aouar, duke bërë që të dy ekipet ta mbyllnin takimin me nga dhjetë lojtarë.
Një gjest për t’u vlerësuar nga “The Special One”... (A2 Televizion)