Interi duket se e ka vlerësuar maksimalisht ndeshjen miqësore që do të luajë mbrëmjen e sotme përballë ekipit të Egnatias.
Mediat italiane kanë nxjerrë një formacion të mundshëm të cilin mendohet se zikaltërit do të kenë në fushën e lojës, i cili parashikon të gjithë yjet në fushën e lojës përballë rrogozhinasve.
Kështu Inzaghi ka menduar të vendoset me rreshtimin 3-5-2 teksa lojtarët që do e nisin nga minuta e parë janë Sommer; Darmian, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calanhoglu, Frattesi, Dimarco; Thuram, Lautaro.
Një lajm jo i mirë ky për Egnatian, megjithëse organizimi i kësaj miqësore është një arritje shumë e mirë për futbollin shqiptar në tërësi.
Kujtojmë që një ditë më parë Partizani luajti një miqësore përballë Romës në Air Albania, ku të kuqtë humbën me rezultatin e ngushtë 2-1. (A2 Televizion)