
Deputetja demokrate Jorida Tabaku reagoi në rrjetet sociale pas deklaratës së kryeministrit Rama në Kuvend, se në verë mund rikthehet për shqyrtim çështja e rikthimit të fashës së energjisë, që nënkupton dhe rritjen e çmimit për shumë familje.
Tabaku shkruan se në një kohë kur çmimet e energjisë po bien në bursa, qeveria e pakicës flet për rritje.
“KM pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurt për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës”, shkruan Tabaku. (A2 Televizion)