Sondazh: Sa të kënaqur jeni me cilësinë e arsimit në vend?
  • Shumë 10%
  • Pak 14%
  • Aspak 76%

Derri i egër iu pret rrugën, humbin jetën dy 18-vjeçarët në aksident

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 07:46 | Bota
Derri i egër iu pret rrugën, humbin jetën dy

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku dy të rinj 18-vjeçarë humbën jetën në një aksident rrugor pasi një derr i egër iu doli në mes të rrugës.

Aksidenti ndodhi në Chantada të Galicisë, ku drejtuesi i mjetit devijoi nga rruga sapo pa kafshën dhe u përplas me barrierat mbrojtëse.

Përplasja ishte tepër e fortë dhe për pasojë dy pasagjerët 18-vjeçarë ndërruan jetë në vendngjarje, teksa drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur rëndë.

Ditari A2 CNN