Dhunuan politikanin shqiptar, arrestohen dy policë ne Malin e Zi

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2023, 18:21 | Ballkani
Dhunuan politikanin shqiptar, arrestohen dy policë ne Malin e Zi

Dy policë janë vënë në pranga në Malin e Zi pas keqtrajtimit të Petraq Milos në pikën kufitare në Sukobinë, që lidh vendin me Shqipërinë. Lajmi është konfirmuar nga policia malazeze.

Arrestimi i zyrtarëve policorë u bë në bazë të një urdhri të lëshuar nga Prokuroria në Ulqin, ku thuhej se ata kishin kapur me forcë fytyrën e shtetasit shqiptar, Petraq Milo, raporton REL.

"Ata dyshohen për veprën penale të keqtrajtimit, që nënkupton përdorim të tepruar të forcës", njoftoi Policia e Malit të Zi.

Kujtojmë së në një video të publikuar nga mediat malazeze më 21 janar, policë të Malit të Zi shihen duke nxjerrë me forcë nga automjeti Milon, i cili keqtrajtohet edhe pse nuk bën rezistencë.

Besohet se pamjet janë filmuar më 15 janar.

Më 22 shkurt, kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, bëri të ditur se për këtë rast “janë ndërmarrë masa”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani