Çiklisti paralimpik Ricardo Ten e ka marrë me sportivitet shpërblimin që i dhanë për vendin e dytë në Botërorin e Çiklizmit. Spanjollit i mungojnë të dyja duart, por organizatorët nuk e morën parasysh këtë gjë dhe vendosën t’i dhuronin një orë dore.
Në rrjetet sociale ai ka postuar një video ku shihet me orën e vendosur në krah dhe ku e pyesin se sa është ora.
Përgjigja e tij ishte: “Ora për të dalë kampion”. (A2 Televizion)