Kristjan Asllani thur elozhe për Egnatian

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 17:20 | Sporte të tjera
Kristjan Asllani thur elozhe për Egnatian

Për afro 20 minuta, në fushë si kundërshtar i Egnatias në miqësoren me Interin ishte edhe Kristjan Asllani. Ylli i Kombëtares u aktivizua në të 73-ën dhe mori në dorë kontrollin e mesfushës zikaltër, pikërisht përpara se italianët ta përmbysnin rezultatin nga 1 me 2 në 4 me 2.

“Egnatia na vuri pak në vështirësi, por synimi për të gjithë ishte që të merrnim minuta dhe të jemi gati për startin e Serie A. Jemi mirë kur kanë mbetur pak ditë nga debutimi në kampionat. Egnatia ishte një ekip shumë fizik që ushtronte presion për çdo top. Ata e filluan mirë ndeshjen, por ne ishim të mirë, e përmbysëm rezultatin dhe jemi të lumtur”, tha Asllani.

21-vjeçari komentoi edhe ndjesitë për ndeshjen e parë të kampionatit kundër Monza-s, të shtunën më 19 gusht.

“Jemi shumë të kënaqur me punën e ekipit, jemi kompaktë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Po presim me padurim të vijë e shtuna dhe të luajmë ndeshjen e parë. Duam ta nisim sezonin në mënyrën më të mirë, e kemi të qartë sa e rëndësishme është për ne”, përfundoi ai. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/13/miqesorja-e-luksit-egnatia-ben-mire-por-mundet-me-permbysje-nga-interi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos