Dita e dytë, Rama me ministrat në Tepelenë vijon analizën për punët e qeverisë

Nga A2 CNN
29 Korrik 2023, 12:40 | Politikë
Dita e dytë, Rama me ministrat në Tepelenë vijon analizën

Kryeministri Edi Rama, së bashku meministrat dhe zëvendësit e tyre kanë vijuar edhe këtë të shtunë diskutimet për punët e qeverisë.

Takimi mbahet në Tepelenë dhe mësohet se është bërë një analizë e thelluar për të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria, se cilat prej tyre kanë pasur rezultate dhe cilat jo.

Takimi në Tepelenë vjen pas mbledhjes së Asamblesë së PS, ku u morën vendime të rëndësishme pasi u ndryshua e gjithë kupola e partisë.

Rama në Asamble njoftoi largimin e Damian Gjiknurit nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm dhe prezantoi kreun e ri të Grupit Parlamentar që do të jetë Bledi Çuçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos