Fituan bileta në lotari, nënë e bijë bëhen turistet e para që do të fluturojnë në Hënë

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 18:40 | Lifestyle
Fituan bileta në lotari, nënë e bijë bëhen turistet e

Për herë të parë një nënë dhe vajza e saj do të fluturojnë së bashku në Hënë. Bëhet fjalë për një studente 18-vjeçare, Anastatia Mayers dhe nënën e saj, Keisha Schahaff, e cila fitoi udhëtimin në hapësirë, ​​ndërsa ishte në një fluturim të Virgin Atlantic.

Dy gratë do të largohen të enjten dhe do të jenë të parat turiste nënë dhe bijë që fluturojnë së bashku në hapësirë, por edhe turistët e parë hapësinorë me origjinë nga Karaibet.

Anastasia do të jetë gjithashtu personi i dytë më i ri që do të shkojë në hapësirë. Nëna e saj Keisha Schahaff ka fituar një vend në fluturimin e dytë komercial të Virgin Galactis në një short çmimesh. Gruaja ishte në një fluturim të Virgin Atlantic nga Antigua në Londër. Asaj iu desh të udhëtonte në kryeqytetin britanik për të zgjidhur çështjet e vizave të së bijës, kur në bord u shfaq një njoftim për konkursin. Gruaja vendosi të marrë pjesë dhe fitoi pas një përzgjedhjeje nga 20 finalistë, më pas u reduktua në një listë të ngushtë prej 5.

Nënë e bijë do të jenë në bordin e misionit "Galactic 02", fluturimi i dytë komercial në hapësirë ​​i kryer nga kompania amerikane dhe i pari me klientët që paguajnë në bord. Çmimi për një xhiro ishte 450.000 dollarë, ose rreth 350.000 euro. Dy femrat morën bileta falas falë fitores në lotari. Misioni ndjek "Galactic 01" i cili u zhvillua në qershor, duke arritur një lartësi prej rreth 85 kilometrash.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni