Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

"Ne nuk pranojmë veganë", restoranti i mohon rezervimin influenceres

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 17:25 | Lifestyle
"Ne nuk pranojmë veganë", restoranti i mohon rezervimin

Një restorant ën Puglia të Italisë i ka mohuar rezervimin e një tavoline një inflencereje vegane dhe 7 miqve të saj, me pretendimin se nuk kishte asgjë vegane. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë, ndërsa Giulia ishte me pushime me miqtë e saj. Ajo ka treguar për ndjekësit e saj në në Instagram dhe TikTok, përmes një videoje, bisedën telefonike mes saj dhe punëtorit vendas. “Ne nuk pranojmë veganët. Shko diku tjetër", iu përgjigj restoranti.

Videoja që përfshin telefonatën fillon me zërin e Xhulias në sfond, duke thënë: “Po çfarë hanë 8 veganët në Pulia?. Këtu tradita ofron shumë pjata me perime natyrale. Jemi 8 veganë, të gjithë veganë”, thotë e reja dhe restoranti i përgjigjet: “O Zot, o Zot, prit një minutë se nuk kemi asgjë vegane, më fal, kërko dikë tjetër”. Vajza i përgjigjet: “Kam parë në menunë tuaj, në faqen tuaj të internetit, që ju keni ende gatime vegane nga Pulia”. "Shkoni diku tjetër, shkoni diku tjetër, sepse ne nuk i pranojmë veganët këtu", përgjigjet restoranti.

https://www.instagram.com/reel/CvUSd05AWs7/?utm_source=ig_web_copy_link

Sipas inflenceres e gjitha kjo ishte një paragjykim duke qenë se në menu kishte opsione të natyrshme vegane.

“Fatmirësisht, kishte vende që, megjithëse nuk ishin hapur miqësore me veganët, ishin super të dobishëm dhe na bënë të ndiheshim të mirëpritur me atë që mundnin. Pra, pyes veten: pse të humbasësh 8 klientë duke i përjashtuar apriori kur opsionet vegane janë në të vërtetë të disponueshme?", pyet ajo.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu