Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor kapi këtë imazh të hënës mbi horizontin e Tokës më 21 janar
Hija e Ganymede, një nga katër hënat më të mëdha të Jupiterit, shkrepur më 25 shkurt
Solar Orbiter fiksoi detaje unike të atmosferës së jashtme të diellit
InSight Mars në imazhin e fundit më 24 prill. Agjencia hapësinore tha në maj se InSight së shpejti do të ndërpresë operacionet shkencore
Mbetjet nga ingranazhet që ndihmuan uljen e robotit Perseverance në Mars u panë më 19 prill
Anija kozmike Orion bëri fluturimin e dytë afër sipërfaqes së Hënës në ditën e 20-të të misionit
Astronautja e NASA-s, Jessica Watkins, duke shijuar pamjen e Tokës nga brenda kupolës me shtatë dritare të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, më 5 maj. Watkins bëri histori si gruaja e parë me ngjyrë që iu bashkua ekuipazhit të Stacionit Hapësinor
Në maj, astronomët kapën imazhin e parë të një vrime të zezë supermasive në qendër të Rrugës së Qumështit
Teleskopi Hapësinor Hubble vuri re këtë pamje spektakolare të galaktikës NGC 3631. Pamja ballore, e shkrepur më 26 maj, shfaq krahët që duket se mbështillen rreth strukturës së galaktikës.
Uji i ngrirë në sipërfaqen e Marsit ndan tokën në poligone, duke krijuar një model të çuditshëm, por të bukur në këtë imazh të publikuar nga NASA, më 26 qershor
JunoCam i NASA-s kapi këtë pamje verbuese pranë polit verior të Jupiterit, më 5 korrik. Vorbullat në formë spirale janë krijuar nga stuhitë
Protostar L1527 i fshehur në një re të errët gazi dhe pluhuri në formë ore rëre
Imazhet e Jupiterit ishin aq spektakolare, sa i befasuan shkencëtarët e NASA-s, të cilët ishin të mahnitur nga aurorat, stuhitë gjigante dhe galaktikat e largëta të shfaqura në foto
Në këtë imazh që shtrihet 340 vite dritë larg, kamera me Infra të Kuqe shfaq yjet e Mjegullnajës së Tarantula-s
Një gjurmë e ndritshme drite shihet në këtë fotografi pas raketës SpaceX Falcon 9, e cila transportoi anijen kozmike Dragon në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, më 14 korrik
Në këtë imazh të lëshuar më 9 gusht, teleskopi Gemini North kapi galaktikat, NGC 4567 (lart) dhe NGC 4568 (poshtë), teksa ato përplasen. Me nofkën galaktikat e fluturave, ato përfundimisht do të bashkohen si një galaktikë e vetme pas 500 milionë vitesh
Imazhi i fundit i plotë i Dimorphos tregon një copëz të asteroidit, 2 sekonda përpara përplasjes
Anija kozmike Crew Dragon e SpaceX është nisur në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida për misionin historik Crew-5, më 5 tetor
Retë e gazit portokalli dhe rozë janë mbetjet e supernovës Vela dhe gjithçka që ka mbetur pas shpërthimit të një ylli masiv në këtë imazh të lëshuar nga Observatori Jugor Evropian më 31 tetor
Dy përforcuesit e raketës Falcon Heavy SpaceX - raketa më e fuqishme operacionale në botë - kthehen për ulje rreth tetë minuta pasi raketa u ngrit në Kepin Canaveral, Florida, më 1 nëntor
NASA publikoi atë që do të bëhej fotografia e fundit nga zbarkuesi Mars InSight më 19 dhjetor. Agjencia hapësinore njoftoi përfundimin zyrtar të misionit më 21 dhjetor
Këtë vit, misionet hapësinore kanë siguruar pamje fantastike nga sistemi ynë diellor dhe galaktika tepër të largëta. Teleskopi Hapësinor James Webb për here të parë në korrik zbuloi detaje të reja mahnitëse të planetëve, yjeve dhe galaktikave. Një anije kozmike e NASA-s u përplas qëllimisht në një asteroid të vogël për të testuar teknologjinë që një ditë mund të përdoret për të mbrojtur planetin tonë nga shkëmbinjtë hapësinorë.
Eksploroni kozmosin në fotogalerinë e mësipërme ku renditen disa nga imazhet më të paharrueshme nga viti 2022. (A2 Televizion)