Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Rama-Manastirliu inspektojnë punimet e Spitalit Pediatrik, shpërndajnë dhurata për fëmijët

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2022, 11:31 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë inspektuar nisjen e punimeve të fazës së dytë për modernizimin e Pediatrisë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Kemi filluar punimet e fazës së dytë të Spitalit Pediatrik, në QSUT. Faza e dytë e këtij projekti konsideron të gjithë rehabilitimin dhe përforcimin  nga themelet të të gjithë strukturës të Pediatrisë së Përgjithshme, ku janë 120 shtretër dhe përfshihet shërbimi i onko-hematologjisë, dializës, pneumologjisë, të gjitha shërbimet që përfshin Pediatria e Përgjithshme. Kështu që me fazën e dytë kompletohet i gjithë korpusi i Spitalit Pediatrik këtu në QSUT. Është investim i buxhetit të shtetit, prej 6.6 milionë eurosh”-tha Manastirliu.

Në vigjilje të Krishtlindjes, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë shpërndarë dhurata për fëmijët, në një festë të organizuar në ambientet e Pediatrisë së re.

Pas përmbylljes së fazës së parë të investimit në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, me tre shërbime të rëndësishme si Shërbimi i Urgjencës; Shërbimi i Reanimacioni; Sallat e operacionit për ndërhyrjet kirurgjikale infantile, hapet faza e dytë e investimit në këtë kompleks spitalor, e cila përfshin rehabilitimin e  plotë të Pediatrisë së Përgjithshme.

A2 CNN Livestream

A2 Business