Garancia sovrane, borxhin e keq të shtetit do ta mbledhin bankat

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 19:19 | Ekonomi
Garancia sovrane, borxhin e keq të shtetit do ta mbledhin bankat

Nuk do të jetë Ministria e Financave, por vetë bankat që do të mbledhin borxhin e keq të kredive të marra nga bizneset me garanci sovrane.

Shteti, si garant, do t’i paguajë bankës 60% të vlerës së kredisë, që mbulohet nga garancia sovrane. Më pas banka do të ndjekë procedurën për rikuperimin e detyrimeve, si për pjesën e saj, ashtu edhe për pjesën e shtetit.

Ky rikuperim mund të bëhet në formën e parasë cash nga kredimarrësi, ose duke shitur asetet që ky i fundit ka lënë si garanci në bankë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos