Grupi legjendar i “rock”-ut njofton lamtumirën

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 21:03 | Showbiz

Aerosmith kanë njoftuar se do të nisin një tur koncertesh lamtumire, pas më shumë se 50 vitesh karrierë.

Ky tur do të nisë në 2 shtator, me koncertin e parë në Filadelfia, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë tur janë caktuar 40 shfaqje, me të fundit që do të mbahet në 26 janar, në Montreal të Kanadasë.

Aerosmith përbëhet nga vokalisti Steven Tyler, kitaristi Joe Perry, basisti Tom Hamilton, bateristi Joey Kramed dhe kitaristi tjetër Brad Whitford.

“Do të festojmë 50 vitet që kemi bashkë në skenë. Jemi në një moshë që nuk e dimë sa shëndet do të gëzojmë ende. Kemi vite që nuk bëjmë një tur të mirëfilltë”, tha Perry.

Të gjithë anëtarët e Aerosmith janë mbi 70 vjeç, me këngëtarin Steven Tyler që është më i vjetri, 75 vjeç.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024