Kandidatja për kryeministre bëhet nënë dy javë para zgjedhjeve të 14 majit

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 13:29 | Showbiz

Dy javë para zgjedhjeve të përgjithshme në Tajlandë, Paetongtarn Shinawatra, e cila nga sondazhet parashikohet të jetë kryeministrja e ardhshme e vendit aziatik, është bërë nënë.

36-vjeçarja publikoi një foto nga materniteti së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj të sapolindur, të cilin e ka quajtur Pluenkthasinsuksawat.

Votimet e 14 majit shihen në Tajlandë si një përballje e fortë mes familjes miliardere Shinawatra, e cila drejton partinë më të madhe opozitare dhe kryeministrit aktual Prayut Chan-o-cha, shkruan CNN.

Prayut, ish-komandant i ushtrisë, erdhi në pushtet në vitin 2014 kur fitoi me vendim të diskutueshëm të gjykatës ndaj hallës së Paetongtarn Shinawatra, të cilën e rrëzoi nga pushteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos