I dënuar për “grup të strukturuar kriminal në Itali”, arrestohet në Dibër

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 19:25 | Kronikë
I dënuar për “grup të strukturuar kriminal në

Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar në Dibër me qëllim ekstradimin në drejtim të Italisë, aty ku rezulton i dënuar për grup të strukturuar kriminal.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi Bledian Salkurti, 38 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit në Venecia e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim.

“Ndalohet me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët".

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, gjatë ditës së sotme bënë ndalimin,  me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Bledian Salkurti, 38 vjeç, banues në Peshkopi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, Itali, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale

"Grupi i strukturuar kriminal" dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët", parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos