I riu shtypet për vdekje me makinë. Shkak, një pako patatina

Nga A2 CNN
24 Mars 2023, 11:02 | Bota
I riu shtypet për vdekje me makinë. Shkak, një pako patatina

Një incident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në një prej plazheve më të njohura të Stambollit, Avcılar, ku tre persona kanë shtypur me makinë një person, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Por, ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje është arsyeja se përse ndodhi. Mësohet se shkak është bërë një debat mes palëve për një pako patatina, në strehën e peshkatarëve në Ambarlı Mahallesi.

Diskutimi që agravoi më pas ndodhi mes Israfil Ozan Alkaşi, Abdülkadir A., ​​Ferhat A. dhe Necat S. Në diskutim e sipër, Israfil Ozan Alkaşi u shtyp nga një makinë me targa 34 PF 7357 nën drejtimin e të cilës ishte Abdülkadir A., i cili u largua me shpejtësi.

Ekipet e Departamentit të Policisë Avcılar fillimisht identifikuan targat e automjetit, më pas drejtuesin dhe personat e tjerë që ishin bashkë me të, dhe vetëm disa minuta më pas ata janë arrestuar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/23/babai-me-probleme-mendore-vret-dy-djemte-10-dhe-13-vjec-e-shkon-ne-polici-i-dergova-ne-parajse/
https://a2news.com/2023/03/21/arrestohet-nena-monster-vrau-foshnjen-1-vjec-dhe-plagosi-rende-djalin-4-vjecar/
https://a2news.com/2023/03/21/18-vjecari-qe-u-vra-per-nje-njolle-ne-kepuce/

A2 CNN Livestream

Latest Videos