Kishte përshtatur lokalin për shitjen e kokainës në doza, arrestohet 46-vjeçarja në Durrës

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2023, 12:04 | Kronikë
Kishte përshtatur lokalin për shitjen e kokainës në doza,

Policia në Durrës ka vënë një pranga një grua e cila kishte përshtatur lokalin e saj për shitjen e drogave të forta. Bëhet e ditur se në pranga është vënë A. S., 46 vjeçe.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin e saj, u gjet dhe u sekuestrua sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

46-vjeçarja akuzohet për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Përshtatja e lokalit për përdorim droge".

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu