Konflikti për pronën ka marrë një tjetër, këtë herë në Malishevë të Kosovës, ku raportohet se nipi ka vrarë me armë zjarri xhaxhain e tij.
Sipas të dhënave paraprake, viktima dhe autori kanë pasur konflikte të vazhdueshme dhe kjo për një çështje pronësie të pazgjidhur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Kijevë të Malishevës, ku policia ka gjetur të pajetë të moshuarin, pasi është njoftuar për të shtënat.
Autori është arrestuar në vendngjarje dhe është dërguar në paraburgim në pritje të seancës gjyqësore që do të vendosë për masën e tij të sigurisë. (A2 Televizion)