Konfliktohen me thikë dy nxënës në Paskuqan, plagoset njëri prej tyre

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 13:51 | Kronikë
Konfliktohen me thikë dy nxënës në Paskuqan, plagoset

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Paskuqan. Dy nxënës të shkollës "Jashar Hoxha", janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë një 15-vjeçar ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij, i cili është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar në komisariat autorin.

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën "Jashar Hoxha", janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos