Kush do e zëvendësojë Busquets? Inteligjenca Artificiale i sugjeron 5 zëvendësues Barcelonës

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 18:32 | Futboll
Kush do e zëvendësojë Busquets? Inteligjenca Artificiale i

Disa muaj më parë, Sergio Busquets deklaroi se ky sezon do të jetë i fundit me Barcelonën, pasi veshi për 15 vite me radhë fanelën e blaugranave.

Por klubit spanjoll do t’i duhet një zëvendësues dhe për këtë një ndihmë ka dhënë dhe Inteligjenca Artificiale.

Sipas Inteligjencës Artificiale në qarkullim janë 5 mesfushorë që mund ta zëvendësojnë në mënyrën e duhur Busquets dhe ata janë Martin Zubimendi i Real Sociedad, Declan Rice i West Ham, Ibrahim Sangare i PSV, Edson Alvarez i Ajax si dhe Orkun Kokcu i Feyenoord.

Ai që i përafrohet më shumë spanjollit është Zubimendi që ka një ngjashmëri prej 86% me lojtarin e Barçës, ndërsa më pas vijnë Declan Rice e Sangare me 85%, për t’u ndjekur nga Alvarez dhe Kokcu.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024