Legalizimi i kanabisit, juristi Jordan Daci: Dy mënyrat si mund krijohet shtrati ligjor

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 20:14 | Aktualitet
Legalizimi i kanabisit, juristi Jordan Daci: Dy mënyrat si mund krijohet

Projekti qeveritar për legalizim të kanabisit për qëllime mjekësore, nuk lyp nevojë për ndryshime të Kodit Penal, por vetëm ndryshime ligjore.

Sipas juristit Jordan Daci, përshtatshmëria e një shtrati ligjor për këtë veprimtari mund të krijohet me dy mënyra.

Por si pritet të jetë kontrolli shtetëror mbi një kultivim të ligjshëm të kanabisit? Për Dacin, kultivimi dhe përpunimi i legalizuar, nuk do të zhdukte fenomenin e kultivimit të paligjshëm, por do ta dekurajonte atë.

Ligji në fuqi për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope lejon kultivimin e kërpit, lloj kanabisi, për qëllime industriale e prodhimin të fibrave e farërave, por për variante që përmbajnë jo më shumë se 0.1 për qind THC, përbërësi kimik që jep efekt psikotik te përdoruesit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024