Ndonëse Gjermania është ekonomia më e madhe në Europë, Shqipëria ka pak lidhje me të. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se, megjithëse eksportet dhe importet janë rritur nga viti në viti në vit, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve paraqiten në nivele tejet minimaliste.
Teksa Gjermania është donatori më i madh në vend, investimet e huaja direkte nga sipërmarrjet e vendit me ekonominë më të qëndrueshme të “unionit” mungojnë.
Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e shkuar investimet gjermane ishin në vlerën e 44 milionë euro, shifër kjo ndjeshëm më e ulët se Holanda, Italia, Turqia, Franca, Austria apo Zvicra.
Ekspertët sugjerojnë hartimin e projekteve me qëllim thithjen e investimeve gjermane, kryesisht në dy sektorë.
Ngjashëm paraqitet situata edhe në kahun e importeve, ku vendi pozicionohet ndjeshëm poshtë shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor. (A2 Televizion)