Lini, fshati turistik i famshëm edhe nga qepa

Nga A2 CNN
27 Gusht 2021, 14:52 | Sociale
Lini, fshati turistik i famshëm edhe nga qepa

Fshati turistik i Linit, krahas bukurisë që i ka falur natyra ka edhe një tjetër të “produkt me nam” që të gjithë e preferojnë dhe për të cilen ka qenë i dëgjuar që në kohën e monizmit.

Qepa e Linit është një nga më të njohurat në vend dhe rajon. Sipas banorëve, fara e kësaj qepe edhe po të mbillet në ndonjë vend tjetër nuk mund të bëhet siç bëhet në tokën e Linit.

Fakti që e gjithë sasia që prodhohet shitet, e gjitha konfirmon "namin" e kësaj qepe.

Natyrisht që sasia që prodhohet tani është shumë më e vogël se ajo e para disa viteve, dhe fakti që fshati po orientohet drejt turizmit, rrezikon edhe zhdukjen e kësaj qepe, e cila bëhet kaq e butë vetëm në tokën dhe me ujin e Linit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024