“Luftë” balonash, zbulohet objekti i dytë misterioz

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 09:43 | Bota
“Luftë” balonash, zbulohet objekti i dytë misterioz

Pentagoni bëri të ditur mbrëmjen e së premtes se një tjetër balonë kineze është duke kaluar tranzit në Amerikën Latine.

“Ne kemi marrë raportime se një tjetër balonë është duke kaluar tranzit në Amerikën Latine. Kemi vlerësuar se është një tjetër balonë spiune kineze”, tha Zëdhënësi i Pentagonit Patrick Ryder.

Është e paqartë se në cilin shtet në Amerikën Latine ndodhet balona kineze, por një zyrtar amerikan tha për CNN se nuk ka gjasa që ajo të afrohet drejt Shteteve të Bashkuara.

William Kim, specialist për balonat e survejimit në “Marathon Initiative”, në Uashington, u shpreh për AFP se balonat janë një mjet i vlefshëm vëzhgimi dhe janë të vështira për t’u rrëzuar.

Sipas Kim, balona kineze dukej si një balonë normale moti, por kishte karakteristika të dallueshme.

“Ka një ngarkesë mjaft të madhe, të dukshme – elektronikën për udhëzime dhe mbledhjen e informacionit, të mundësuar nga panele të mëdha diellore. Dhe po ashtu duket se ka teknologji të avancuara të drejtimit që ushtria amerikane nuk i ka vënë ende në praktikë në ajër,” shpjegoi eksperti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos