Ish- kreu i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal pranoi fajësinë për akuzë e lidhjes së tij me një oligark rus të sanksionuar nga autoritetet amerikane në vitin 2021.
Veterani i FBI-së, i cili doli në pension në vitin 2018, pranoi akuzën në gjykatën federale për shkelje të Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave.
Ai gjithashtu pranoi akuzat për pastrim parash, për shkak se më herët kishte negociuar dhe rënë dakord për një marrëveshjeje me prokurorët nga Zyra për Distriktin Jugor të Nju Jorkut
Ish-zyrtari i turpëruar i rangut të FBI-së u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy në janar dhe u akuzua se kishte punuar me oligarkun rus të sanksionuar Oleg Deripaska dhe për fshehjen e qindra mijëra dollarëve që kishte marrë nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare, ndërsa ishte ende zyrtar i lartë.
Avokati i McGonigal, Seth DuCharme, i tha së fundmi një gjykatësi federal në Uashington se ata mund të zgjidhin çështjen e lidhur me Shqipërinë deri në fund të muajit.
Në gjykatë, 55 vjeçari tha se është thellësisht i penduar për veprimet e tij.
“Unë paraqitem para jush në këtë gjykatë për të marrë përgjegjësinë e plotë pasi veprimet e mia nuk synonin kurrë të lëndonin Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi”, tha ai.
Pas marrëveshjes me prokurorët, McGonigal mund të përballet me një dënim maksimal prej pesë vjetësh për akuzën që u deklarua fajtor. (A2 Televizion)