Një masë ajrore arktike e rrezikshme e ftohtë ka mbërthyer Shtetet e Bashkuara, ndërsa pritet një stuhi dimërore në përmasa historike, që kërcënon të prishë planet e udhëtimit për miliona amerikanë.
Një video e postuar në internet nga një përdorues i Twitter në Montana, shfaq një person duke hedhur një tenxhere me ujë të nxehtë në ajrin e ngrirë, i cili u shndërrua menjëherë në borë.
Stuhitë e borës do të sjellin një nga ditët më të ftohta të Krishtlindjeve në dekada. (A2 Televizion)