Nga dita e sotme, të gjithë pasagjerët që duan të udhëtojnë në Aeroportin “Nënë Tereza”, do duhet të paraqiten 3 orë përpara për check-in. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të fluksit të shtuar përgjatë muajve të verës. Njoftimi është bërë nga TIA.
"Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar gjatë kësaj periudhe, do t’iu kërkonim të gjithë pasagjerëve të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes. Ju lutemi, merrni parasysh kohën e mundshme shtesë që kërkohet për kontrollin e bagazheve, kontrollet e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të zhvillohet" thuhet në njoftimin e TIA-s.
Referuar të dhënave të bëra publike nga Policia e Shtetit, gjatë muajit gusht 1 milionë pasagjerë do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria nga aeroporti “Nënë Tereza”. (A2 Televizion)