“Nuk po i hapet rrugë askujt”, gazetarët: Emërimet në polici të sprovuara, plagë dekonspirimi

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 22:05 | Aktualitet
“Nuk po i hapet rrugë askujt”, gazetarët: Emërimet

Emërimet e rëndësishme të zyrtarizuar sot në Policinë e shtetit nuk përbëjnë asnjë risi dhe nuk do të sjellë asgjë të re. Kështu u shpreh gazetari Julian Kasapi në studion e Debatit në A2 CNN, duke analizuar emërimet dhe punën 100 ditore të kreut të Policisë Muhamet Rrumbullaku. Sipas Kasapit emrat janë të njëjtët që janë sprovuar në ngjarje të pazbardhura, ndërkohë që njerëzit kanë humbur besimin te policia, pasi nuk ka meritokraci dhe nuk u hapet rruga të rinjve.

“Ka pak oficerë karriere. Nuk po u hapet rrugë askujt ku është konkursi për gradat, nuk ka meritokraci. Vjen një moment që të gjithë këta oficerë karriere janë sprovuar kanë kaluar në të gjitha drejtoritë por nuk mund të funksionojë kështu gjithmonë, nuk mund të flitet në vitin 2022-20323 a kam besim apo jo?  Të gjithë ngrini pikëpyetje mbi veprimet e policisë për rastin e Lear Kurtit, për të cilin u tha se humbi jetën për shkak të lëndëve narkotike. Erma Muça dhe Edvin Hodaj? Nuk mendoj që do të ndodhë diçka. Janë persona të sprovuar. Ka pasur një seri ngjarjesh që Hodaj nuk i ka zbardhur, apo edhe Muça kur janë grabitur paratë e Rinasit dhe asgjë nuk u zbardh. Po çfarë ndodh në Policinë e Shtetit?  Të gjithë ata që e kanë pasion po ikin dhe po japin dorëheqjen. Shumica  e trupës përbërëse e policisë në 12 qarqet përbëhet nga emra të sprovuar”, tha Kasapi.

Në të njëjtën linjë edhe gazetari Sokol Bregu, i cili vë theksin te dekonspirimi si një nga plagët e policisë.

“Vocaj duhet thënë ishte një ndër personat më të besueshëm nga të gjithë të penduarit e drejtësisë dhe në mënyrën sesi kemi ardhur në këto pika, baza kryesore janë të penduarit e drejtësie. Mund të zbërthesh organizata kriminale, vrasje e territore të këtyre rrjeteve të drogës dhe mendoj se do ta ketë të vështirë sesi Vocaj e ka drejtuar në pjesën më të madhe këtë detyrë. Ka shumë pak oficerë karriere në këtë vend që t’i besosh detyra që mund të dekonspirohen. Policia shqiptare vuan nga dekonspirimi. Është një çështje besimi sesi do ta analizojnë ata punën e tyre. Plaga kryesore e policisë është dekonspirimi dhe jo hetimi. Për ta ndërruar drejtorin duhet të ketë arsye”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos