Numërohen kutitë e para në Tropojë e Has, ka surpriza

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 00:17 | Politikë
Numërohen kutitë e para në Tropojë e Has, ka surpriza

Rreth mesnatës ka nisur numërimi i votave edhe për bashkinë e Tropojës dhe atë të Hasit në Veri.

Në Tropojë janë hapur dy kutitë e parë nga 38 kuti në total. Rezultati deri tani është në favor të Partisë Socialiste, Rexhe Byberi, i cili ka marrë 366 vota nga 255 që ka marrë Besnik Dushaj.

Ndërkohë, në bashkinë e Hasit janë hapur deri tani 3 kuti nga 28 në total dhe kandidati Miftar Dauti i koalicioni Bashkë Fitojmë udhëheq me 510 vota nga 386 që ka marrë kandidati i Partisë Socialiste Beqir Mulaj.

Këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale në të gjitha bashkitë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli