Parfumet më të mira të vjeshtës 2022 janë frymëzuar nga gjethet

Nga A2 CNN
28 Shtator 2022, 12:39 | Lifestyle

Parfumet më të mira të vjeshtës 2022 janë frymëzuar nga gjethet. Aromat e ngrohta që të kujtojnë atmosferën magjike të vjeshtës, gjethe shumëngjyrëshe në nuanca të gjalla, shi romantik dhe momente relaksi në shoqërinë e një libri të mirë dhe një çaji të ngrohtë.

Drurë të çmuar, çaj, por edhe vanilje dhe nuanca, që të kujtojnë pije alkoolike dhe erëza, si kanellë dhe arrëmyshk, pa harruar duhanin dhe trëndafilin. Një tjetër frymëzim që nuk duhet humbur është ajo që të kujton erën e shiut.

Për të gjetur aromën dhe alternativën e duhur të vjeshtës për ju, shfletoni mes parfumeve të veçanta dhe atyre komerciale, në një alternim të parfumeve klasike dhe parfumeve të reja të vjeshtës 2022.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024