Përjashtoi privatët, Bashkia e Kolonjës siguron dru zjarri me çmim të lirë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 12:53 | Aktualitet
Përjashtoi privatët, Bashkia e Kolonjës siguron dru zjarri me

Në një kohë kur çmimi i lartë, por edhe mungesa e druve të zjarrit është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës së juglindjes, bashkia e Kolonjës, duket se e ka zgjidhur këtë problematikë, duke administruar vetë procesin e prerjes dhe tregtimit të lëndës drusore.

Kjo ka bërë që çmimi i druve për ngrohje që i ofrohet qytetarëve të Kolonjës të jetë sa gjysma e çmimit që tregtohet në Korçë dhe rrethinat e saj.

Edhe vetë qytetarët konfirmojnë çmimin e druve të zjarrit që është shumë më i lirë nga ai që shitet në Korçë.

Bashkia Kolonjë është e vetmja e cila ka një sharrë shtetërore dhe ku nuk funksionojnë pikat private të shitjes. Dhe kjo ka bërë që të vlerësohet edhe mundësia që për familjet në nevojë çmimi i druve për ngrohje të jetë akoma më i lirë apo të jepen falas në raste të veçanta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos