Probleme në disa qendra votimi në Fier, Subashi: Shkak mungesa e komisionerëve të PD-së

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 11:24 | Politikë
Probleme në disa qendra votimi në Fier, Subashi: Shkak mungesa e

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Fierit, Armando Subashi, ka deklaruar se probleme janë hasur në disa qendra votimi për shkak të mungesës së komisionerëve të PD-së. Në një deklaratë për mediat pas votimit, ai u bëri apel zgjedhësve që të rikthehen në këto qendra për të ushtruar të drejtën e votës.

“Kam konstatuar probleme në disa qendra votimi për shkak të mungesës së komisionerëve të PD-së zyrtare, në disa qendra nuk ka filluar votimi në disa me vonesë. Kjo ka bërë që një numër zgjedhësish janë kthyer mbrapsht të shpresojmë që gjërat të rregullohen dhe t’u krijohet mundësia për t’u rikthyer për të votuar. Disa probleme ka pasur në zona administrative, por më të theksuara kanë qenë në qendrat e qytetit”.

 Sa i takon pjesëmarrjes në votime, ai tha se do të ruhet trendi i zgjedhjeve të kaluara.

Pjesëmarrja si në të gjitha zgjedhjet e shkuara”, kemi trend votuesish. Në Fier kanë votuar 70 mijë persona, besoj rreth kësaj shifre vërtitet. Është ai trend që ka qenë në zgjedhjet e fundit”, tha Subashi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024