Të paktën 202 punonjës shëndetësorë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori dhe 200 janë plagosur. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet e enklavës palestineze, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Numri i të vdekurve përfshin mjekë, infermierë dhe ndihmësmjekë. Gjithsej 25 spitale dhe 52 qendra mjekësore u eliminuan nga bombardimet e forta izraelite të enklavës, thanë autoritetet e Hamasit. Sipas tyre, më shumë se 60 autoambulanca janë sulmuar dhe 55 janë jashtë shërbimit.
Nga 35 spitale, 9 janë pjesërisht funksionale. Pjesa tjetër janë jashtë shërbimit.
Numri i të vdekurve palestinezë që nga e mërkura ishte 11.470, nga të cilët 4407 janë fëmijë. Më shumë se 29.000 njerëz janë plagosur.
Në spitalin al-Shifa, 40 pacientë, përfshirë tri foshnja të lindura para kohe, kanë vdekur që nga 11 nëntori për shkak të mungesës së karburantit. (A2 Televizion)